Make a request

If you want to know more about our kitchens make a request to access on our materials


    [recaptcha ]

    Gacaferi Sot

    Sot ne posedojmë teknologjinë më bashkëkohore dhe kemi partneritet ekskluziv me disa nga mobilieri më prestigjioze italiane. Çdo produkt i Gacaferit kalon nëpër testime rigoroze në rrugën e saj në shtëpinë tuaj. Çdo produkt i Gacaferit përmban vulën e mjeshtërisë së përsosur dhe atë të dashurisë për punën tonë. Kombinime të panumërta, stile të ndryshme, ngjyra të ndryshme, dhe kërkesat tuaja për funksionalitet të veçantë janë vetëm disa nga gjërat që ne jemi më shumë se të lumtur për të përmbushur për ju. Ne plotësojmë ofertat tona me kërkesat tuaja të ndryshme, stilin e jetës tuaj dhe kënaqësinë tuaj.

    Historia

    Kompaina Gacaferi daton që nga viti 1957 kur Mehmet Gacaferi e filloi punën në qytetin e Pejës, në një dyqan të vogël artizanati për tregun lokal. Punëtoria ishte në atë kohë e thjeshtë por frymëzonte me një ide të madhe. Për 50 vitet e fundit duke kaluar në peripeti që janë të njohura për të gjithë ne, Gacaferi mbijeton dhe me shpejtësi të hatashme rikthehet në tregun kosovar dhe atë botëror.

    Standardet më të larta në kuzhina: Sygjerojmë më të mirë

    Njerëzit mesatarishtë gjatë jetës së tyre i kalojn 15-20 vite në kuzhinë. Vlen të investosh në sigurinë e një kuzhine që nuk është e vjetëruar ditën tjetër. Të zotëroni një kuzhinë Gacaferi është të siguroheni për cilësi të qëndrueshme: mundësi shumë individuale për dizenjot, paraqitjet dhe aksesorët; shërbimi ndaj klientit para dhe pas blerjes; dhe mbi të gjitha, cilësi të klasit të parë të garantuar me përdorimin ekskluziv të materialit me cilësi të lartë, saktësi më të lartë në punë dhe kontrolle rigoroze dhe testime para, gjatë dhe pas procesit të prodhimit.

     

    Kualiteti Italian

    Kuzhinat Gacaferi janë të prodhuara në Kosovë në bashkëpunim me kompanit më të mira italiane dhe internacionale; me kreativitet të pashtershëm dhe traditë në industrinë e drurit që nga viti 1957.

     

    Projekt

    Ngjyra, finitura, materiali: liria e plotë e zgjedhjes

    Kuzhina është hapësira ku jetojmë më intensivisht për këtë arsye ne dëshirojmë ta krijojmë atë sipas shijes tuaj. Ne ju japim lirinë totale të zgjedhjes: asistenca jonë ju lehtëson në zgjedhjen e ngjyrës, finiturën, materialin dhe kombinimin, të gjitha këto me pëlqimin tuaj personal. Kjo sepse shumëllojshmëria e zgjidhjeve dhe krijimtarisë sonë ju lejon të personalizoni mjedisin tuaj. Ne do t’i prodhojmë ato në mënyrë që ju të krijoni kuzhinën e ëndrrave tuaja.

     

    Organizimi i Kuzhinës

    Disponimi i elementeve të ndryshme dhe funksioneve të shërbimit në kuzhinë duhet të planifikohen me kujdes. Ka një logjikë optimale në rregullimin e strukturave teknike dhe arkitektonike: kuzhina duhet të krijohet sipas masave të saj, hapjen dhe mbylljen e lëvizjeve të dyerve dhe të fijokave, të karrigeve dhe tavolinave dhe një seri konsideratash të tjera. Duke menduar për këto aspekte teknike që duken që nuk janë shumë të rëndësishme, por kanë rëndësi të madhe praktike ju lejon të lëvizni në një hapësirë të rehatshme dhe funksionale dhe të përmirësoni cilësinë e jetës tuaj në kuzhinë.

    Planifikimi i kuzhinës që ju përshtatet

    Natyra e kuzhinës varet nga mënyra e jetesës, preferencat, zakonet dhe persoanlieti nga ai që e zgjedh atë.
    Meqenëse kuzhinat janë modulare dhe sisteme të adaptueshme, secila nga koleksionet tona janë leht të adaptueshme për çdo llojë hapësire dhe ambienti.

    Organizimi i lëvizjeve dhe funksioneve

    Çdo kuzhinë është e dizajnuar të përmbajë disa funksione të caktuara.
    Janë 5 hapësira rreth të cilave ne e organizojm sistemet e kuzhinës: këndi shfrytëzimit, këndi i veglave,  këndi i pergatitjes, këndi i larjes dhe këndi i gatimit. Nëse organizoni në mënyrë racionale këto funksione gjatë planifikimit të kuzhinës, veproni në mënyrë inteligjente, duke kufizuar lëvizjet e panevojshme dhe të panatyrshme.

     

    Tavolinat e punës

    Gacaferi ofron një gamë të gjërë zgjidhjesh të tavolinave të punës si për nga materiali, dhe ngjyra që të gjitha duke respektuar ambientin.

    Në veçnati Gacaferi ka:

    • Tavolina pune të prodhuara me material të ricikluara për shembull linja “ Second Life”,
    • Tavolina pune të prodhuara nga materiale druri eko dhe me pigmente natyrale siq është linja “Naturalia”.

    Panelët Ekologjik

    Gacaferi përdor vetëm panele të çertifikuara FSF të prodhuara nga druri i ricikluar të cilat nuk kërkojnë që të priten drunjë të ri. Kur braktisen në trungje apo digjen drurët lirojnë gazra të cilat dëmtojnë atmosferen, ndërsa drurët e ricikluar i mbërthejnë këto gazra dhe ndikimi i tyre në atmosferë është më i vogel.

    Paketimi

    Gacaferi përdor vetëm karton të ricikluar dhe karton qe mund të riciklohet.

    Aksesorët

    Në gamën e gjërë të prodhimeve, Gacaferi promovon një seri të aksesorë të domosdoshëm për ata që duan të përjetojnë maksimalisht kuzhinën e tyre dukë respektuar maksimalisht ambientin. Aksesorët në vazhdim janë shumë të përdorshëm:

    • disa lloje të koshave të mbeturinave për ndarjen e mbeturinave sipas përbërjes,
    • drita me teknologji LED të cilat kursejnë shumë më shumë energjinë sesa ato tradicionalet.